Në kuadër të projektit “Iniciativa për Drejtësi Tranzicionale nëpërmjet Arsimit dhe Artit”, po realizohen një sërë aktivitetesh të drejtuara drejt përmirësimit të situatës në Mal të Zi lidhur me procesin e përballjes me të kaluarën. Projekti merret me ballafaqimin me trashëgiminë e konflikteve dhe promovimin e pajtimit, duke përfshirë një seri aktivitetesh që fokusohen në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me krime e luftës dhe gjyqet. Synimi i projektit është të kontribuojë në procesin e përballjes me trashëgiminë e konflikteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me krime e luftës.

Synimi i projektit do të arrihet nëpërmjet tre rezultateve: R1 – Forcimi i kapaciteteve të aktorëve shoqërorë në Mal të Zi për ballafaqimin me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale; R2 – Përmirësimi i kapaciteteve të të rinjve në Mal të Zi për ballafaqimin me trashëgiminë e të kaluarës dhe promovimin e pajtimit; dhe R3 – Rritja e ndërgjegjësimit të publikut malazez përmes promovimit të një procesi të përballjes me të kaluarën bazuar në faktet dhe përmes aktivizmit artistik.

Periodi i zbatimit të projektit është nga 01.01.2024 deri më 31.12.2024. Persona kontakt për këtë projekt është Marko Vukčević, koordinatori i projektit (email: marko.vukcevic@yihr.org).

Ky projekt është mbështetur nga projekti “Mbështetja e BE-së në ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Categories: Projektet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *