TRAJNIMI NË PODGORICË
Organizatat partnere YIHRMNE, ARCT, YIHRSR dhe IRCT nga data 11 deri më 13 shkurt organizojnë trajnimin me emrin “Monitorimi i objekteve për privimin nga liria i drejtuar nga shoqëria civile”, si aktivitet i parashikuar me projektin ” Ndërtimi i shoqërive pa torturë dhe pandëshkueshmëri në Ballkanin Perëndimor” , i mbështetur nga BE-ja. Trajnimi do të mbahet pranë Autoritetit menaxhues të Burimeve Njerëzore në rrugën Jovana Tomasevica, nr.2A.