Nisma për të Drejtat e Njeriut (YIHR) shpall tenderin për zhvillimin e një web portali interaktiv dhe logo për nevojat e projektit ”Ndërtimi i shoqërive pa torturë dhe pandëshkueshmëri në Ballkanin Perëndimor “.
Afatet:
- Logo i projektit – 31.01.2014.
- Web portali – 10.02.2014 – deri atëherë portali duhet të vihet në funksion.
Web portali duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Portal duhet të jetë në tri gjuhë (gj, malazeze/serbe, anglisht, shqip)
- portali duhet të përmbajë të gjitha informatat në lidhje me partnerët e projektit, bazën e dokumenteve relevante kur bëhet fjalë për këtë fushë, për të tre vendet që marrin pjesë në projekt (Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria) në tri gjuhë
- portali duhet të përmbajë një aplikacion interaktiv për regjistrimin e torturës në të trija gjuhët.
- portali duhet të ketë përmbajtje dinamike: lajme, foto-galeri, harta ..
- mundësinë për azhornimin e informatave nëse gjatë projektit lind nevoja për një kërkesë të re apo ndonjë përmbajtje të re.
Logo i projektit duhet të pasqyrojë thelbin e projektit ” Ndërtimi i shoqërive pa torturë dhe pandëshkueshmëri në Ballkanin Perëndimor “ – më shumë informacion rreth projektit mund të gjenden në faqen e internetit www.yihr.me.
Dizajni konceptual i logos, si dhe propozimi i detajuar për ndërtimin e portalit duhet të dërgohen në adresën: [email protected] ili [email protected]. Për më shumë informacion ju lutemi të na kontaktoni në nr. telefonit: +382 20 513 687. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 27. dhjetor 2013.